Një punonjëse policie në Vlorë është plagosur pas përplasjes së dy makinave.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti ndërsa efektivja e Policisë Rrugore me iniciale A.Sh. është dërguar në spital.
Njoftimi
“Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”