Vendosni fjalën kyçe....

Shkëlzen Berisha pranon se jeton me qira në shtëpinë e Ilir Shtufit


Shkëlzen Berisha ka pranuar se jeton me qira në vilën e Ilir Shtufit.

Përmes në statusi në Facebok ai shkruan se ka përgjegjësi të paguajë qiranë e banesës e jo të kontrollojë punër, fiancat e bizneset e qiradhënësit.

Në një shënim në Facebook ai shkruan se që kur është kthyer në Shqipëri para 17 vitesh ka zgjedhur të jetojë në banesë me qira.

Berisha shkruan se përgjatë viteve ka ndërruar 3 herë banesë e në të gjitha raste përvecc qirasë nuk ka pasur të bëjë me qiradhënësit.

Në fund ai shkruan se për sa u përket financimeve të kullave e resorteve, shpifësit do përballen me të në gjykatë teksa e sfidon sërish kryeministrin Rama të revokojë lejen për kullën në qendër.

“SHPIFJA – KULLA 100 KATESHE U BE QERA SHTEPIE

Shpifja konsumon veten!

Kjo u vertetua edhe keto dite kur shpifja per financim kullash 100 kateshe e resortesh ne bregdet u kandis ne nje qera shtepie!

Qe kur jam kthyer ne Shqiperi para 17 vjetesh kam zgjedhur te jetoj gjithmone me qera! Pergjate gjithe ketyre viteve, ku kam nderruar tre here banese, njelloj si shumica e qeramarresve pervec qerase nuk kam pasur asnje mardhenie pune me qeradhenesit!

Pergjegjesia e qeramarresit eshte te paguaje qerane jo te kontrolloje punet, financat dhe bizneset e qeradhenesit.

E njejta gje vlen dhe per banesen aktuale dhe pronarin e saj! Pertej tentatives qe nga ortak ne kulle, me bene qiraxhi qyls, si Rama dikur te Dash Peza ne  Peze e me pas tek Mihal Duri , i siguroj qe qerane e kam deklaruar e paguar me banke sepse nuk kam patur fatin e Rames per ta paguar ne natyre apo me klering me leje ndertimi!

Per financime kullash dhe resortesh shpifesit do kene mundesi te perballen me shpifjet e tyre ne gjykate! Sa per Ramen qe permes tualeteve te tij mediatike thote se per kullat qe ai dhe Veliaj firmosin si te ishin “sherbetoret” e mi te bindur, fajin e ka Shkelzeni, sfida mbetet e hapur Revoko leje ose haje me “nder”!”