Vendosni fjalën kyçe....

Asgjësimi i 2100 bimëve narkotike në Vaun e Dejës, Balla: Goditje grupeve kriminale në të gjithë vendin


 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur përmbylljen me sukses të një operacioni antikanabis, që rezultoi me kapjen në flagrancë të autorit dhe asgjësimin e ngastrave të mbjella me bimë narkotike.

Balla nërmjet një postimi në rrjetet sociale, deklaron se operacionet për goditjen e grupeve kriminale do të shtrihen në të gjithë vendin.

 

“Ndërsa vijon mega-operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe goditja e grupeve kriminale në gjithë territorin e vendit, Policia e Shtetit, sapo kanë përmbyllur një goditje të suksesshme në Vaun e Dejës, duke arrestuar në flagrancë keqbërësit!”, shkruan Balla.

Gjatë operacionit policor të koduar “Corn” u asgjësuan 2100 bimë narkotike kanabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Mjedë.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike që i kishte kultivuar nëpër tokën arë të mbjellë me misër, vihet në pranga 28-vjeçari.