Pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali po protestojnë për ngadalësimin e procedurave për njohjen e pensioneve.
Ata janë mbledhur para ambasadës italiane në Tiranë e më pas do marshojnë drejt kryeministrisë.
“Jetojmë me 15000 lekë dhe jetojmë në kushte të vështira. Kam 32 vite në Itali dhe aty kam vënë re humanizëm për këdo. Pyetje që i bëj vetes është Meloni çfarë është? Mjafton një firmë edhe mbaroi.” – tha një pensionist.
Ndërsa një tjetër protestues tha se punon prej 30 vitesh në Itali dhe kërkon djersën e mundin e tij.
“Kam 30 vjet që punoj në Itali dhe kam dhënë kontribut të rëndësishëm në atë vend. Më takon, duhet të hipi shkallët për të nxjerrë bukën e gojës. Unë dua të me hedhin kontributet shqiptare dhe italiane, dua dinjitetin dhe djersën time. Duam djersën, mundin, Të jeni të bindur se do e çojmë zërin tonë para parlamentit italian. Kam të drejtë të votoj në Itali po s’kam në Shqipëri? Po është turp more! Ju nuk doni more, se i blini këtu, ne nuk blihemi. Duam djersën, jemi këtu vetëm për pensionet këtu.” – tha një protestues.