Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” ku komentoi mbi fluksin e qytetarëve italianë drejt vendit tonë, Shqipërisë.
“Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë’
Rama bën krahasim me Greqinë ku thotë se e kemi barazuar dhe sapo ia kemi kaluar Italisë Italinë për numrin e turistëve për frymë dhe se duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë.
“Ne kemi barazuar Greqinë dhe sapo kemi kaluar Italinë për numrin e turistëve për frymë. E pabesueshme, por ne kemi punuar shumë në këto vite të rilindjes shqiptare. Duke parë përpara, ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë të nivelit më të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar me të mëdhenjtë” thotë Rama.
Por ndërsa numri i turistëve rritet, Rama thotë se duhet kujdes për të mos rënë në grackën e turizmit masiv që nuk është i qëndrueshëm për mjedisin.
”Unë them se jemi një tokë e pasur nga pikëpamja natyraliste, nga deti në mal. Kemi disa vende nën mbrojtjen e UNESCO-s. Vizioni i Shqipërisë 2030 ka si objektiv kyç turizmin, por ne nuk duam të biem në grackën e mjaltit: numrat e sotëm mund të mashtrojnë brezat e ardhshëm. Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Duhet ekuilibër për të mbrojtur natyrën. Por kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.” shprehet Rama.