Të paktën 36 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë ishullin Havai të Maui.
Autoritetet thonë se është shumë herët për të ditur shkallën e dëmit, por të paktën 270 ndërtesa janë shkatërruar, sipas BBC.
Qyteti historik i Lahaina, një zonë e famshme turistike në Maui, ka pësuar dëme të mëdha.
Zjarret filluan të martën dhe u përhapën shpejt, të nxitura nga erërat e forta të krijuara nga uragani Dora.
Mijëra turistë dhe banorë u evakouan në strehimore të improvizuara.
Ndërkohë edhe presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi “ngushëllimet e tij më të thella për familjet që humbën të dashurit në zjarret”