Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Kosovë, vritet 39-vjeçari, plagosen 3 të tjerë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Skënderaj të Kosovës.

Një person ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë ndërsa 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafene në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

Viktima N. L, 39 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre personat e tjerë janë dërguar në spital.