Vendosni fjalën kyçe....

1.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë muajit korrik, në 7 muajt e parë të 2023 në vendin tonë u futën 5.1 milionë të huaj


Çdo ditë në Shqipëri mbërrijnë me mijëra turistë të huaj.  Kjo shifër, ka arritur rekord gjatë muajit Korrik, ku në vendin tonë kanë ardhur mbi 1.7 milion vizitorë. Ndërkohë nga janari kanë vizituar Shqipërinë mbi 5.1 milion turistë duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash.

 

Ministria e turizmit thekson  se përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve, Spanja ka paraqitur dyfishim të numrit të vizitorve ka paraqitur, Turqia me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga  Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53%, më shumë krahasuar me vitin që shkoi.

Numër të lartë vizitorësh ka pasur dhe nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina. Për Kinën kjo shifër është rritur edhe falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjellët.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com