Vendosni fjalën kyçe....

Aludimi i ‘sulmit’ të Veliajt ndaj Ramës, kryebashkiaku: Mendja është gjë e madhe


Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke marrë shkas nga një analizë e bërë ditën e sotme nga gazetari Armand Shkullaku, i cili aludoi se debati i ngritur në lidhje me  kullën “Mali i Tiranës” është krijuar si sulm nga një person që synon betonizojë të ardhmen e vet politike, aludime të cilat Syri TV i ka lidhur me kryebashkiakun Veliajn.

Veliaj në statusin e vet  shprehet se pretendimet janë ngritur nga truri I kalbur i opozitarizmit.

Mandej Veliaj i jep të drejtë edhe kryeministrit Rama tek statusi i sotëm i tij, duke thënë se “vesi këtij soji të ulët do i dalë veç me shpirtin”.

“Për të ndihmuar edhe ata të paktët që s’e kanë kuptuar se ku është katandisur truri i kalbur i opozitarizmit në këtë vend, u sugjeroj të mbyllin hundët dhe lexojnë artikullin e mëposhtëm! Nuk thonë kot tironsit menia gjo e modhe dhe mirë e kishte Edi Rama sot, vesi këtij soji të ulët do i dalë veç me shpirtin”, shkruan Veliaj.

 

Veliaj kurdis sulm ndaj Ramës?/ Reagon kryebashkiaku: Mendja