Vendosni fjalën kyçe....

Ekuador, atentat ndaj një tjetër kandidateje për zgjedhjet presidenciale


Pas vrasjes së djeshme të kandidatit për zgjedhjet presidenciale në Ekuador Fernando Villavicencio, një tjetër kandidate për Parlamentin, Estefany Puente, ka rënë pre e një sulmi të armatosur, e cila mori lëndime të lehta në krah.

Teksa ishte në makinën e saj së bashku me babain dhe bashkëshortin e saj, 2 persona qëlluan me breshëri plumbash drejt makinës, në xhamin e përparmë nga ana e shoferit dhe më pas u larguan me shpejtësi, sipas mediave.

Ditën e djeshme, Kandidati Fernando Villavicencio, u ekzekutua gjatë një tubimi të fushatës. Ish anëtari i asamblesë kombëtare të vendit u qëllua me 3 plumba teksa po largohej nga ngjarja në veri të vendit në Kuito të mërkurën.

Muajt e fundit, vendi po përjeton një valë dhune të lidhur me trafikun e drogës.