Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri Rama: Meloni do të bëjë edhe disa pushime në Shqipëri


    

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për italianen Il Foglio, është shprehur se ka ftuar kryeministren Giorgia Meloni të kalojë disa ditë pushime në Shqipëri me familjen e saj.

Por gjithsesi përgjigjia e Melonit ndaj kësaj ftese mbetet ende pezull, pasi edhe Rama ka hezituar të thotë më shumë, përveçëse kënaqësisë së saj për të ardhur.

“Giorgia më tha se do të donte të kalonte disa ditë në plazh me ne. Italianët janë si në shtëpi këtu. Synojmë gjysmë milioni vizita”, shprehet Rama.

 

Po sikur bumi ndaj Shqipërisë të pasurohej edhe nga kryeministrja Meloni?

Rama:“Pra, do t’ju ​​them një sekret, folëm pak ditë më parë, ftova Giorgian dhe familjen e saj të kalonim disa ditë këtu, duke pushuar”.

Dhe çfarë tha Meloni?

Rama:Se ajo do të kishte bërë gjithçka për të ardhur të na përshëndeste, meqënëse do të qëndrojë në Pulia. Duhet të biem dakord. Nuk mund të them më shumë”.