Vendosni fjalën kyçe....

Pse kulla na rezultoi e dobishme


 

Nga Astrit Patozi

Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem fare debatit të zjarrtë, që ka shpërthyer këto ditë gushti për “Malin e Tiranës”.

Por një gjë është e qartë për të gjithë, se ajo ende pa u hedhur tulla e parë ka zënë tmerrësisht shumë personazhe VIP nën vete. Dhe pothuajse të gjithë politikën e kalbur dhe të korruptuar të tre dekadave postkomunizëm, pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Ndaj edhe nuk ka shumë rëndësi tani se kush fiton më shumë qyl e kush po përbaltet kot prej saj.

Aq më pak ka vend pyetja apo kërshëria në janë malēsorë apo fusharakë ata, të cilët po përfliten se qëndrojnë prapa hijes stërmadhe të këtij masivi betoni në kërthizën e kryeqytetit.

Mjafton kaq për të nxjerrë përfundimin se dobia publike është arritur paradhënie, ndaj edhe ajo duhet konsideruar si një investim serioz për Shqipërinë.