Vendosni fjalën kyçe....

Ra në kanal teksa peshkonte, dyshohet se është mbytur 21-vjeçari në Fier


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier këtë të premt, pasi një djalë rreth 21 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit.

I riu ka qenë duke peshkuar  rreth orës 12:40 me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka mundur dot të dalë.

Policia thotë se i riu H.S. , banues në Roskovec ka rënë aksidentalisht në kanal.

Trupi ende nuk është gjetur ende, ndërsa po kërkohet me anë të një gomoneje.

Ndërkohë policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanat si dhe për gjetjen e turpit të të riut fatkeq. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe palombarët e Reneas.