Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të gazit nxjerr në pah dobësinë e Europës ndaj goditjeve globale të energjisë


 

Reduktimi i shpejtë i importeve nga Rusia ka bërë që kontinenti të konkurrojë me Azinë për furnizim me gaz natyror të lëngshëm

Rritja e ashpër e çmimeve të gazit Europian të kësaj jave nënvizon faktin se si suksesi i rajonit për të hequr dorë nga energjia ruse e ka bërë atë më të prekshëm ndaj ndryshimeve të paqëndrueshme të tregjeve globale të energjisë.

Europa arriti të shmangte një krizë energjetike vitin e kaluar duke rritur me shpejtësi importet e gazit natyror të lëngshëm. Karburanti nga deti zëvendësoi rrjedhën nga tubacionet ruse pasi Kremlini ndërpreu shumicën e furnizimeve në një konfrontim energjetik pas përshkallëzimit të sulmeve pushtimit Ukrainë.

Por varësia e re nga GNL, që është një produkt global, i ka bërë çmimet europiane të energjisë më të ndjeshme ndaj ndërprerjeve të furnizimeve në të gjithë botën, madje edhe në Australi.

Çmimet europiane të gazit natyror u rritën me gati 40 për qind të mërkurën, pasi pritshmëritë për goditjeve të shumta në projektet e mëdha australiane të GNL-së shkaktuan panik nëpër tregje. Këto projekte, së bashku, sigurojnë rreth 10 për qind të furnizimeve globale të gazit nga deti.

Analistët thanë se kjo ngjarje ndikoi shumë pasi shumë tregtarë prisnin uljeve të mëtejshme të çmimeve, dhe ata u detyruan që të linin menjëherë pozicionet e tyre kur tregu u lëvizi në anën tjetër.

Për analistët e energjisë, kjo ngjarje konfirmoi realitetin e ri të Europës: furnizimet me gaz ku kontinenti mbështetet, tani janë vërtet globale.

“Potenciali për aksione goditëse në eksportet e GNL-së në Australi thekson edhe një herë faktin se ne jemi tashmë në një treg të globalizuar të gazit”, tha Tom Marzec-Manser analist i energjisë në ICIS.

Goldman Sachs, një nga bankat më me ndikim në produkte, paralajmëroi se çmimet eeropiane mund të dyfishohen apo edhe trefishohen këtë dimër.

Para pushtimit rus të Ukrainës, ajo që ndodhi në tregjet aziatike të gazit kishte një ndikim të kufizuar vetëm në Europë, ku gazi i lirë dhe i bollshëm i tubacioneve ruse nënkuptonte se kontinenti ishte vetëm një blerës i vogël i GNL-së.

Sipas të dhënave të Bruegel, në vitin 2021, karburanti super i ftohtë përbënte vetëm rreth 20 për qind të importeve të përgjithshme të gazit të BE-së, Gazi rus përbënte vetëm 40 për qind.

Por pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar shumë ekuilibrin. GNL-ja përbënte 34 për qind të importeve të gazit të BE-së vitin e kaluar dhe kjo vlerë pritet të rritet përsëri në 2023 në 40 për qind – duke i dhënë të njëjtën rëndësi gazit rus që kishte dikur.

GNL-ja nga Australia rrallë se del në brigjet europiane, pasi gjatësia e udhëtimit i bën kostot e larta të transportit joekonomike dhe fitimprurëse. Por nëse blerësit e gazit australian në Azi do të duhet të kërkojnë alternativa, ata do të futen në një konkurrencë të drejtpërdrejtë me Europën dhe etjen e saj të sapogjetur për karburant. Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut janë disa nga importuesit më të mëdhenj të gazit të lëngshëm në botë.

“Importet nga Amerika, të cilat aktualisht po dërgohen në Europë, mund të çohen në Azi, duke rritur rrezikun e një lufte të ofertave ndër rajonale, “tha Kaushal Ramesh, kreu i analitikes së GNL-së në Rystad Energy. Ndërkohë që Europa ka një rezervë të kënaqshme tani, “tregu mbetet i paqëndrueshëm pasi ky dimër mund të rezultojë shumë i rëndë dhe mund të ulë me shpejtësi stokun “, tha Ramesh.

Për më tepër, rezervat që Europa ka nuk mund të plotësojë kërkesën në dimër dhe kontinentit do t’i duhet ende të vazhdojë importimin e sasive të mëdha të GNL-së

Çmimet europiane të gazit do të duhet të jenë më të larta se çmimet në Azi për të nxitur tregtarët të dërgojnë GNL-në në Europë.

Analistja e Goldman Sachs, Samantha Dart tha se nëse goditjet në tregun Australian vazhdojnë, do të duhej “shumë më pak ndikim nga moti për të çuar rezervën [europiane] nën mesataren deri në fund të marsit 2024”.

Ajo shtoi se mund të ketë luhatje çmimesh prej 68 €/MWh deri në 97 €/MWh në dimër “por duhet të dimë më shumë temperaturat e dimrit”./

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Financial Times, përshtatur nga Monitor