Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohen 47 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një grek dhe një shqiptar


Një grek dhe një shqiptar janë vënë nën hetim pasi tentuan të kalojnë kufirin në Kakavijë me 47 mijë euro të padeklaruara. Ata i kishin fshehur paratë, në automjet ose në çantë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.