Vendosni fjalën kyçe....

Alarmi për bombë shkaktoi evakuimin e kullës Eiffel në Paris


Kulla Eiffel në Paris u mbyll për vizitorët të shtunën pasi u evakuua si masë paraprake pas një kërcënimi me bombë, raporton Reuters.

SETE, organi që drejton vendin, tha se ekspertët e asgjësimit të bombave si dhe policia po evakuon zonën, duke përfshirë një restorant të vendosur në një nga katet.

“Është një proçedurë e zakonshme në këtë lloj situate e cila megjithatë është e rrallë,” tha një zëdhënëse.

Vizitorët u evakuuan nga tre katet e Kullës së Eiffel dhe nga sheshi pak pas orës 13:30 me orën lokale.

Puna e ndërtimit të kullës filloi në janar 1887 dhe përfundoi më 31 mars 1889. Ajo priti dy milionë vizitorë gjatë Panairit Botëror të 1889.