Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, u kapën me mbi 38 kg drogë


Policia greke ka arrestuar dy persona nga Shqipëria, 37 dhe 52 vjeç, të cilët tentuan të kalonin mbi 38 kilogramë kanabis.

Pas bashkëpunimit ndërkombëtar të organeve të akuzës dhe veprimeve të koordinuara të punonjësve të policisë së Departamentit të Sigurisë së Kilkisit, personat e lartpërmendur janë pikasur në zonën kufitare të Evzones, në Kilkis , duke mbajtur dy çanta, të cilat i kanë hedhur në sy të policëve dhe u largua me vrap.

Në një operacion të organizuar për kapjen e tyre, me ndihmën e efektivëve të Policisë së Repartit të Rojës Kufitare Paionia, u arrestuan menjëherë.

Në çantat e mësipërme të sekuestruara, u konstatua se mbanin 35 pako me sasi kanabis me peshë totale 38 kg e 8 gram. Atyre iu gjetën dhe iu konfiskuan 3 celularë dhe shuma prej 230 euro .