Rusia tha të shtunën se Ukraina nisi një sulm masiv në Gadishullin e Krimesë duke përdorur 20 dronë.
Në një deklaratë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se 14 drone u rrëzuan dhe gjashtë u bllokuan në afrimin e tyre drejt objektivave, duke mos shkaktuar viktima apo shkatërrime.
Më vete, guvernatori i rajonit rus Kaluga, Vladislav Shapsha, raportoi gjithashtu një sulm me dron në rajonin e tij, sipas AA.
Vyacheslav Gladkov, guvernatori i rajonit të Belgorodit në kufi me Ukrainën, tha gjithashtu se dy dronë ukrainas tentuan një sulm në infrastrukturën rajonale.
Edhe pse Kievi nuk ka marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për asnjë nga sulmet e fundit, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha në korrik se sulmet në territorin rus janë një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”.
Për më tepër, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak i tha Ukrainian 24 të premten se sulmet me dronë në territorin rus do të bëhen “më të shpeshta dhe më efektive”.