Vendosni fjalën kyçe....

Skuadra e Romës mbërrin në Tiranë, përballet sonte me Partizanin në ‘Air Albania’


Skuadra e Romës ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e sotme me Partizanin, e cila do të zhvillohet në orën 20:00.

 Skuadra e Murinjos do të zbresë në stadiumin “Air Albania”, për ndeshjen miqësore me Partizanin e Zoran Zekiçit.

Edhe kryeminstri Edi Rama ka postuar momentin kur skuadra ka zbritur nga avioni në aeroportin “Nënë Tereza”, ku duket trajneri italian, i veshur me bluzë të kuqe.

Përsa i përket numrit të tifozëve që do ndjekin këtë sfidë. mësohet se janë shitur afro 18 mijë bileta on line dhe fizikisht duke bërë që stadiumi “Air Albania” të jetë i mbushur plot.

Në këtë periudhë të nxehtë, kryeqytetasit kanë shansine një testi luksi me gjigantët e Italisë. Një promovim i goditur për futbollin shqiptar, por edhe qytetin e Tiranës që bëhet për herë të dytë dëshmitare e një sfide me Romën në fushë e cila rikthehet në stadiumin ku një vit më parë arriti të ngre trofeun e parë të Conference League në histori.

Trajneri Zoran Zekiç është i fokusuar maksimalisht në objektivin e kualifikimit për në play off-in e Conference Leagues, pasi tashmë e ka në dorë me fitoren 1-2 të arritur në Letoni dy ditë më parë. Si rrjedhojë për këtë takim të mbrëmjes së sotme sigurisht që trajneri Zekiç do të fusë në fushën e lojës lojtarët me më pak minuta në këtë periudhë që kanë luajtur 5 ndeshje europiane dhe ku kanë mundur të avancojnë deri në këtë raund të tretë të Conference League.

Nga ana tjetër edhe për Romën ky do të jetë një test i radhës i programuar në vargun e ndeshjeve miqësore që ka skuadra e Mourinhos në prag të startit të ri të kampionatit Italian të Serisë A.