Vendosni fjalën kyçe....

Xhamia shembet gjatë faljes në Nigeri, të paktën shtatë të vdekur


Një xhami në qytetin Nigerian Zaria është shembur gjatë faljes, duke vrarë të paktën shtatë persona, thonë zyrtarët.

Qindra besimtarë ishin në ndërtesë në atë kohë të premten, përcjell BBC.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shembjes. Emiri i zonës tha për mediat lokale një çarje ishte zbuluar në një nga muret të enjten.

Xhamia mendohet të jetë më shumë se një shekull e vjetër. Nigeria ka një histori të gjatë të shembjes së ndërtesave.

“Katër trupa u gjetën fillimisht,” tha një zëdhënës i këshillit Abdullahi Kwarbai.

“Më pas tre të tjerë u gjetën pasi ekipi i shpëtimit kontrolloi xhaminë e shembur”, shtoi Kwarbai.

Një ekip inxhinierësh ishte organizuar për të rregulluar plasaritjen në ndërtesë, tha për Punch News Emiri, Mallam Ahmed Nuhu Bamalli.