Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama e Veliaj s’e fshehin dot më bashkëpunimin me Berishën, SPAK të hetojë këdo që zhvat shqiptarët


Kreu i PD-së Basha shkruan se kryeministri Rama e kryebashkiaku i Tiranës Veliaj nuk e fshehin dot më bashkëpunimin e dukshëm e të padukshëm me Sali Berishën.

Në një shënim në Facebook ai nënvizon se kulla në qendër të Tiranës e përftimet nga qeveria s’mund të fshihen pas betoniereve anonime e hartimeve gjasme të inatosura që Berisha e Rama i bëjnë njëri-tjetrit.

Kreeu i PD-së shton se shqiptarët e kanë të qartë tashmë se ‘pas fasadës se Ramës me non-gratat ka interesa të mëdha financiare që kanë ushqyer llumin ndaj PD-së.

Në fund Basha i bën thirrje SPAK-ut të hetojë e nxjerrë para drejtësisë këdo që ka përgjegjësi për zhvatjen e shqiptarëve.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB. Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve. Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve.” – shkruan Basha.