Ky është çasti dramatik kur një jaht luksoz 26 metra i gjatë që thuhet se ishte në pronësi të një lojtari profesionist pokeri me nofkën ‘Luani’ shpërtheu në flakë përpara se të fundosej në ishullin mesdhetar të Formenteras në Spanjë.
Pesë anëtarët e ekuipazhit dhe 12 pasagjerë thuhet se kanë qenë në bordin e jahtit të quajtur ‘Irmao’, por kanë mundur ta braktisin atë në kohë, pavarësisht shpejtësisë me të cilën mjeti i projektuar nga Italia u shndërrua në një ferr lundrues.
Rojet bregdetare spanjolle publikuan pamjet e djegies e të fundosjes në një pikë të quajtur Punta de Sa Pedrera në Formentera.
Vetëm një nga anëtarët e ekuipazhit, i përshkruar si një spanjoll 39-vjeçar, kishte nevojë për trajtim spitalor për djegie të lehta.
Alarmi u dha rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ndërsa jahti, i cili kushton 46,000 stërlina për qira gjatë verës, u ankorua në plazhin Es Cavall d’en Borras në Parkun Natyror Ses Salines.
Nuk dihet ende nëse Gonzalez e kishte jahtin e tij apo nëse e kishte marrë me qira. 34-vjeçari, nga Madridi, e mori pseudonimin e tij pasi u vesh me një kostum luani në tryezën e fundit të Turneut Evropian të Pokerit 2012 në Pragë.