Evi Kokalari shkruan se Sali Berisha është i ngjyer i tëri në çështjen e kullës në qendër të Tiranës, e për këtë arsye nuk e çon Veliajn e kullën në SPAK.
Në një shënim në Facebook, aktivistja që diku e mbështreti fuqishëm Berishën pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-ja thotë se Berisha denoncon malin e shpifjeve, po jo kullën.
Kokalari shkruan gjithashtu se Berisha mbron Ramën ndërkohë që shan Bashën, i cili e çoi kullën në SPAK.
“Sali Berisha vazhdon denoncon malin e shpifjeve dhe jo malin e Tiranës, kullën dmth. Kuptoni? Shtoj këtu dhe faktin që Berisha mbron Ramën në këtë proces dhe shan Bashën që e çoi kullën në SPAK. Nëse këto janë shpifje Berisha mund të çoj Velian (për shpifje) dhe kullën në SPAK – por nuk e bën sepse është i ngjyer i tëri.” – shkruan Kokalari.