Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarja e denoncoi se e goditi, pezullohet polici i komisariatit të Beratit


Një polic i komisariatit të Beratit është pezulluar nga detyra pasi një qytetare e denoncoi se e kishte goditur.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) e kallëzoi penalisht.

Bëhet fjalë për D. T, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, “i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Giykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.