Vendosni fjalën kyçe....

Rusia merr në kontroll anijen e mallrave në Detin e Zi – CNN


Një anije luftarake ruse qëlloi të shtëna paralajmëruese dhe hipi në një anije mallrash që pretendon se ishte nisur për në Ukrainë në Detin e Zi të dielën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, shkruan CNN.

Rusia tha se luftanija qëlloi të shtëna paralajmëruese kur kapiteni i anijes së ngarkesave me flamur të Palaut nuk iu përgjigj ‘kërkesës për të ndaluar për inspektim për transportin e mallrave të ndaluara’. Incidenti ndodhi në jugperëndim të Detit të Zi, tha ministria.

“Anija luftarake ruse hapi zjarr paralajmërues për të ndaluar me forcë anijen,” thuhet në deklaratë.

Ministria pretendoi se anija me emrin ‘Sukra Okan’ ishte nisur për në portin ukrainas të Izmail. Kievi nuk komentoi menjëherë nëse anija ishte drejtuar apo jo në një port ukrainas.

“Për të inspektuar anijen e ngarkesave me shumicë, një helikopter Ka-29 me një grup ushtarakësh rusë u ngrit nga anija patrulluese Vasily Bykov,” tha ministria.

“Pas bisedave në radio, anija ndaloi kursin e saj dhe ekipi i imbarkimit u ul në anijen e ngarkesave”, thuhet në deklaratë.