Katër automjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri në lagjen “ Apolonia” në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mjetet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku përveç automjeteve të parkuara të përfshira nga flakët janë rrezikuar edhe banesat pranë.
Menjëherë u bë i mundur izolimi i zjarrit për të mos u përhapur edhe te mjetet e tjera ndërkohë që nga ana e policisë po kryhen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur ngjarjen.
Paraprakisht dyshohet se ka qene një shkëndijë elektrike shkaku i rënies së zjarrit , por këqyrja e kamerave në zonë pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e djegies së automjeteve.