Një stuhi rëre përfshiu Marokun të enjten, duke ndalur bizneset dhe duke vrarë një person, raportojnë mediat lokale.
Videot apokaliptike të postuara në internet tregojnë qiellin e errësuar nga një mjegull e kuqe dhe rrugët e bdriçuara me një shkëlqim portokalli.
Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë deklaroi se erërat e fuqishme që përshkuan qytetin arritën shpejtësinë deri në 80 kilometra në orë, duke rrëzuar pemët.
“Një i ri 18-vjeçar humbi jetën pasi një pemë u rrëzua mbi të pranë sheshit Jemaa el-Fna”, thuhet në një raport të mediave lokale, duke shtuar se një burrë tjetër ka shpëtuar për pak nga shtypja.
Marrakesh, një destinacion popullor turistik, shtëpia e mbi një milion njerëzve, po përjeton gjithashtu valë rekord të nxehtit, me temperatura që kalojnë 48 gradë Celsius gjatë ditës.