Presidenti palestinez Mahmud Abbas, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe mbreti jordanez Abdullah II do të takohen të dielën për të diskutuar çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
Ambasadori palestinez në Egjipt, Diab Allouh tha në një deklaratë se liderët do të diskutojnë çështjet rajonale, ndërkombëtare dhe të botës arabe dhe do të përcaktojnë një qëndrim të përbashkët.
Samiti trepalësh do të mbahet në qytetin bregdetar egjiptian El Alamein, sipas AA.
Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu zhvillimet e fundit në Palestinë, si dhe marrjen e mbështetjes ndërkombëtare për të drejtën e palestinezëve për liri, pavarësi dhe krijimin e shtetit të tyre.
Udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Palestinës u takuan në Kajro më 17 janar si pjesë e samitit të mbajtur për të njëjtin qëllim.