Banorët e Fierzës po zhvillojnë sot një tjetër protestë kundër guroreve në zonë e kundër ndërtimit një një fabrike bitumi.
Kjo është protesta e disatë e banorëve të cilët kanë bllokuar rrugën Fierzë-Sheshi i Trageteve-Bajram Curri.
Protestuesit theksojnë se guroret e fabrika e bitumit shkatërrojnë turizmin, ndotin ujin e ajrin e vështirësojnë jetesën e tyre.
Banorët kanë pohuar se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga institucion ndërsa thonë se nuk do ndalen.