Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ‘merr në mbrojtje’ Ahmetajn: E kundërshtoi 5 herë procedurën e djegësin e Tiranës, firmosi pas mashtrimit të Veliajt


Ish-kryeministri Berisha ‘mori në mbrojtje’ ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Në një konferencë për shtyp ai tha se Ahmetaj, i shpallur në kërkim nga SPAK, e kishte kundërshtuar 5 herë procedurën dhe inceneratorin e Tiranës dhe e firmosi vetëm pas Veliaj me firmën dhe vulën e tij mashtroi për leverdisshmërinë e inceneratorit.

Gjatë konferencës për shtyp kreu  i Rithemelimit tha gjithashtu se Veliaj kishte kundërshtuar edhe ministrin e Financave për të njëjtin projekt duke u shtuar barrën fiskale qytetare për interesat e tij personale.

“Lali Eri nuk janë gabime po vepra penale me të gjitha firmat e vendosura në procedurën e koncesionit të djegësit të Tiranës sepse ai është fakti penal më i tmerrsjhë për të cilin spak ka lëshuar urdhërarrest për Arben Ahmetajnt edhe pse ai e kishte kundërshtuar këtë procedurë 5 herë dhe djegësin si fizibël. Së fundmi ai firmosi vetëm pasi ti me firmën tëndë dhe vulën e bashkisë mashtrove për leverdisshmërinë e djegësit, nuk është gabim po krim këmbëngulja jote kundër ministrit të FInancave për leverdisshmërinë e projektit ndërkohë që sipas KLSh. ky projekt ka dyfishuar barrën fiskale për qytetarët. Është krim që ti me përfaqësuesit e tu në Komisionin e Koncesioneve ke insistuar për dhënien e 8 pikëve kompanisë tënde fantazmë që nuk ekzistonte gjëkundi në letrat e shtetit shqiptar.” – tha Berisha.