Pushtuesit rusë sulmuan “brutalisht” rajonin Kherson të Ukrainës, me bombardime duke lënë shumë të vdekur dhe të plagosur, tha presidenti Volodymyr Zelenskyy.
Duke përmendur hollësitë e disa viktimave, Zelenskyy, tha në faqen e tij të internetit se një burrë pësoi djegie të rënda kur fshati Veletenske u godit nga granatimet dhe shtëpia e tij u dogj.
Në fshatin Shyroka Balka, pesë persona u vranë nga artileria ruse, duke përfshirë një vajzë të mitur, vëllai i saj 12-vjeçar dhe nëna 39-vjeçare, tha ai duke shprehur ngushëllimet e tij.
Fshati Stanislav gjithashtu ra nën granatimet ruse, me dy të vrarë dhe dy të plagosur, tha ai.
Ai tha se sulme të tjera ndodhën në Mykolaiv, Zaporizhzhia, Donbas, Kharkiv dhe zonat kufitare me Rusinë në verilindje. Ndërkohë, Zelensky lavdëroi ushtarët ukrainas.
“Kudo luftëtarët tanë hakmerren kundër terrorit të pushtuesit. Nuk ka asnjë ditë që e keqja ruse të mos marrë hakmarrjen tonë plotësisht të drejtë”, tha ai.