Vendosni fjalën kyçe....

Fredi Beleri reagon nga burgu: I vendosur të qëndroj sa duhet, drejtësia fiton gjithmonë


Kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë Fredi Beleri, ka reaguar pas protestës për lirimin e tij, që u zhvillua në Himarë, me iniciativën e organizatës “OMONIA”.

Në reagimin e tij Beleri ka treguar vendosmërinë e tij për të qëndruar sa duhet dhe të shkojë së fundi të betohet si kryetar bashkie ku e kanë emëruar himarjotët.

Mandej Beleri thotë se drejtësia fiton gjithnjë në fund.

“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të qëndroj këtu sa të duhet, të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, ka deklaruar Beleri.