Avokati Altin Goxhaj, në një intervistë ka folur mbi lidhjet e avkoat Adriatik Lapaj me fondacionin ‘Soros’.
Goxhaj hedh poshtë pretendimet e Lapaj, i cili është shprehur se ai thjesht ka qënë avokat dhe është paguar për të ndihmuar njerzit me kancer, pka këtë gjë Goxhaj e quan të pabesueshme.
Goxhaj e ka ftuar Lapajn edhe në debat në lidhje me këtë çështje, i cili nxjerr në pah disa fotografi, ku duket Lapaj me një pjesë të stafit të fondacionit Soros, që Lapaj thotë se janë duke sensibilizuar opinionin publik për reformën SOROS në Drejtësi, foto që ky fondacion i ka nxjerrë në faqen e vet zyrtare.
Në këtë foto Goxhaj përgënjeshtron Lapajn duke thënë se: “ Nuk janë foto që tregojnë se Adriatik Lapaj nuk është një avokat që është paguar për kancerin nga Soros, sepse po e bën aq keq sikur po shpëton shqiptarët nga kanceri, rrenë e madhe, por është staf zyrtar i fondacionit Soros, pikërisht sepse puna e tij është ushatr i fondacionit Soros në qytete të ndryshme të Shqipërsisë. Ky program është pjesë e programeve të Soros dhe unë e sfidoj Adriatik Lapjan të na tregojë se kur e ka marrë licensën e avokatit,para apo pas futjes në fondacionin Soros, sepse kur Soros rekruton një avokat, avokati duhet të ketë 5 vite eksperiencë punë, Adriatiku e mori pas u fut në fondacionin Soros.”
Më tej Goxhaj thotë se Lapaj po i bën dëm shoqërisë shqiptare dhe mashtrimi i tij i ngjan firmave piramidale, sepse po mashtron njerzit e pa informuar, sikur ky po përfaqëson frymën qyterare të pavarur.
“Por ky është veçse një operacion inxhinierik mediatik i fondacionit Soros, për të rregulluar imazhin e këtij fondacioni, për një finale të rëndësishme politike, që PD e Lul Bashës, brenda gjashtë muajsh të kalojë karrigen nga Lul Basha tek Adriatik Lapaj.” shprehet Goxhaj.