Kryebashkiaku i Selanikut i pranishëm në protestën e zhvilluar në Himarë për lirimin e Belerit, nuk i ka kursyer thirrjet nacionaliste.
Ai theksoi se Fredi Belerit po i shkelen të drejtat ndërsa ndodhej në Himarë u shpreh:
“ Këto troje janë të mbushura me dashuri për helenizëm” dhe se ”Duhet ta mësojnë dhe dinë të gjithë se Himara lind luanë’
“Qëndroj këtu para jush dhe ul kokën me respekt, guximin dhe luftën për të mos pranuar asgjë me pak se vetëm lirinë. Këtë betejë do e kemi së bashku për sa kohë dhe kudo që të jetë e nevojshme. Sjell zërin e Selanikut, që gjithmonë ishte qendër helenizmi në Ballkan në Mesdhe, është atdheu i refugjatëve dhe një fanar i drejtësisë. Përpjekja për të eliminuar Fredi Belerin ngjall pengesa për në rrugën europiane”, tha ai.