Kryeministrja italiane Meloni do mbërrijë sot në Shqipëri në një vizitë me ftesë të Ramës. Ajo do vizitojë Vlorën ndërsa bëhet fjalë për një vizitë private e jo zyrtare.
Prej disa javësh media italiane i kanë kushtuar shumë shkrime Shqipërisë e ardhjes së italianëve për pushime këtu duke ‘braktisur’ Italinë.
Në një shkrim të ‘La Stampa’ për bregdetin shqiptar e për arsyen pse italianët e kanë zgjedhur në shumicë këtë vit, komentuesit në Facebook e kritikonin median e njohur se po shërbente si zyrë promocioni turistik për Shqipërinë.