Organizata ‘Omonia’ ka thirrur një protestë sot në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për shitblerje votash.
Pjesë e protestës pritet të jetë edhe kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis. Beleri u arrestua tre ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit ndërsa u shpall fitues pak ditë më pas duke mundur me disa vota më shumë kandidatin e PS-së. Ai ishte kandidat i koalicionit opozitar ‘Bashkë Fitojmë’.
Beleri është vizituar ditët e fundit në burg nga një deputet grek i partisë në pishtet të kryeministrit Mitsotakis.
Ai i ka bërë thirrje këtij të fundit që të ndërhyjë pranë qeverisë shqiptare për të mundësuar që ai të betohet si kryebashkiak në mënyrë që të ndalë grabitjen e pronave greke në Himarë.
Qeveria greke në disa raste i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të lirojë Belerin apo t’i japë atij mundësinë të betohet si kryebashkiak duke paralajmëruar për masa në marrëdhëniet dypalëshe e nga Bashkimi Evropian.
Pas arrestimit të Belerit pati një përplasje deklaratash mes ministres së Jashtme Xhaçka e ministrit grek të Mbrojtjes, Dendias ndërsa një eurodeputet grek vizitoi Himarën pas zgjedhjeve të 14 majit duke kërkuar lirimin e Belerit.
Ky i fundit përmes avokatit ka mohuar akuzën e prokrorisë me këtë të fundit që pretendon se ka prova se Beleri është përfshirë në shitblerje votash.