Vendosni fjalën kyçe....

PD thirrje sërish SPAK: Të nisin hetimet për kullën pas TKOB, sektori i ndërtimit lavatriçja e parave në Tiranë


Në një dalje për mediat, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi kullën që do të ndërtohet pas TKOB, por edhe për të tjera ndërtime në kryeqytet.

Karabina deklaron se të gjithë raportet ndërkombëtare vitet e fundit e përshkruajnë sektorin e ndërtimeve në Tiranë si lavatriçen e madhe të parave të krimit të organizuar, duke shruar se nuk është e rastësishme që një kompani në dukje modeste ka marrë pjesën e luanit në ndërtimet që janë bërë pjesë dhe po zhvillohen në kryeqytet.

Edhe njëherë PD e ka quajtur domosdoshmëri vettingun në poltikë dhe miratimin e një pakete agresive kundër krimit.

 

 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike ka dorëzuar javën e kaluar në SPAK një kërkesë për të hetuar lidhur me financimet e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit (TOB).

Të gjithë raportet ndërkombëtare vitet e fundit e përshkruajnë sektorin e ndërtimeve në Tiranë si lavatriçen e madhe të parave të krimit të organizuar.

Nuk është e rastësishme që një kompani në dukje modeste ka marrë pjesën e luanit në ndërtimet që janë bërë pjesë dhe po zhvillohen në kryeqytet.

Partia Demokratike i kërkon dhe njëherë SPAK që të nisë hetimet për të nxjerrë të vërtetën mbi këtë investim gjigand, por dhe për të tjera anekënd kryeqytetit.

Dhe në këtë betejë kundër korrupsionit, Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë hetimin nga SPAK të ndërtimeve me paratë e pista të krimit dhe korrupsionit në hallkat kryesore të qeverisjes.

“Ndiq paranë” është skema më e mirë për të demontuar paratë e pista me të cilat financohen ndërtimet, politika, blerja e votës e shumë shërbime të tjera që tashmë janë në dispozicion të Qeverisë Rama.

Ndaj, Vetting në politikë dhe miratimi i një pakete agresive kundër krimit dhe korrupsionit të politikanëvë të lartë, dënimi i tyre për korrupsion dhe sekuestrimi i pasurive është domosdoshmëri jetike për fatet e zhvillimit të vendit.

Zbardhja dhe çuarja para përgjegjësisë e ideatorëve dhe zbatuesve të skemave të pastrimit të parave është një shërbimi i madh që i bëhet qytetarëve shqiptare.

Faleminderit!