Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka publikuar një video në Facebook-un e tij ku dëgjohet kryebashkiaku i Divjakës Josif Gorrea duke debatuar me disa banorë në telefon e duke përdorur fjalë fyese.
Në një pjesë të telefonatës, Gorrea dëgjohet duke thënë se duhet të kishin protestuar 10 vite më parë për rmbeturinat duke përdorur fjalë k*rva e p*rdhë. Ndërsa në fund thotë se nuk i do votat e tyre.
Qytetari që e telefonon: O kryetar, tani këto kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen thotë, por vetëm të mos derdhen
Gorrea: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë
Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o mascara. Po ka më k*rvë nga ty. Ça kujton ti, fyen elektoratin tat.
Gorrea: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.