Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci është dërguar në spitalin e burgut pasi ka pasur problee me shëndetin. Tuci ndodhej në paraburgimin e Reçit në Shkodër.
Ai është arrestuar bashkë me administratorin e Njësisë Iballë Ndoc Marku, pasi akuzohen për shpërdorim detyre e shkatërrim prone lidhur me një rrugë lidhur me ndërtimn e një rruge në një fshat të thellë.
Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit bëhet fjalë për një dëm 2 milionë eurosh nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.