Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen një sasi gazi në minierën në Bulqizë, plagosen 3 minatorë


 

Tre minatorë kanë mbetur të plagosur në teksa po punonin në një minierë në Bulqizë për shkak të rrjedhjes së gazit. Tre minatorët kanë pësuar djegie dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, të tre shtetasit, F.S; Rr.K., dhe A.Ç., ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në minierën AlbChrome, ku gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi.

Policia njofton se është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.