Një 26-vjeçar ka gjetur vdekjen në Shupenzë të Bulqizës pasi është goditur me një kaçavidë.
Viktima është identifikuar si Dritan Manjani ndërsa autori i dyshuar ëshstë 30-vjeçari Dorjan Dema.
Viktima dhe autori kanë qenë në të njëjtin lokal deri vonë e më pas janë zënë në hyrje të fshatit ku 30-vjeçari dyshohet se ka goditur me kaçavidë Manjanin.
Ky i fundit ka humbur jetën në spital. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia e Dibrës.
Njoftimi
“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.”