Vendosni fjalën kyçe....

Hetimi top sekret/ Linjë e dyshimtë interneti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kallëzon Forcat Operacionale


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar Forcën e Posaçme Operacionale, pas zbulimit së në strukturën në fjalë është përdorur një linje e paautorizuar interneti.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kallëzimi është bërë në korrik dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Dritan Nushi.

Ajo shkruan se historia e linjës në fjalë është shumë e errët sesa duket. Sipas Lalës veç dyshimeve për rrjedhje të dhënash, ka pasur edhe një luftë të fortë mes klaneve në polici në një garë për pushtet.

“Historia e linjes se pautorizuar te internetit ne strukturen e Forces se Posacme Operacionale eshte shume me e erret sesa duket. Vec dyshimeve per rrjedhje te dhenash, paska patur dhe nje lufte te forte brenda llojit dhe perplasje brenda klaneve ne polici, ne nje gare te ethshme per pushtet.” – shkruan Lala në Facebook.

Përdorimi i një linje të paautorizuar interneti ngre dyshime të forta se mund të jetë përdorur për transferim të dhënash.

Hetimi është mbajtur top sekret dhe prokuroria nuk bëri komente në lidhje me rastin, ndërsa nuk dihen ende se cilët janë zyrtarët e kallëzuar, shkruan BW.

Ky dyshim ka ardhur dhe pas konsultimeve me njohës të mirë të specialistëve të IT-së. Po ashtu ka dyshime se kjo linjë mund të jetë përdorur dhe për hakerim.

Kallëzimi i AMT është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri të arrestohej. Nuk dihet kallëzimi do e rëndojë më tej akuzën për Bistrin.