Kur Flamurtari mposhti Partizanin (e Beogradit)


Gazetari i njohur nga Vojvodina, Zhiva Vekecki, ka rikujtuar këto ditë humbjen e skuadrës së Partizanit të Beogradit nga skuadra shqiptare e Flamurtarit.

Ai, për të përditshmen e pavarur serbe “Danas” shkruan për mikpritjen shqiptrare dhe për një darkë të mirë që i kishte rezultuar “e hidhur”! – përcjell kdp.mk.

Pata atë fat(keqësi) të isha pjesë e “ekspeditës” së vogël të Partizanit që më 1987 shkoi në Shqipëri.

Nikoqirët ishin jashtëzakonisht mikpritës, na çuan në Durrës, në Vlorë, dhe na plotësuan çdo dëshirë tonën.

Më kujtohet edhe sot darka jashtëzakonisht e pasur të cilën i ndjeri Milovan Iliq Minimax e komentoi në stilin e tij: “Këta tani do të vuajnë urie për një muaj”.

Ajo darkë na u bë e hidhur që të nesërmen – Flamurtari fitoi bindshëm (2:0) ndaj bardhezinjve të favorizuar. Përkundër humbjes së dhimbshme, besonin në Humska 1 se në ndeshjen e revanshit do t’ia dalim të mbetemi në skenën evropiane.

Pas një ore lojë, me golat e Stevanoviqit dhe Vokrrit, kompensuan “minusin” nga ndeshja e parë, krijuan edhe disa raste të tjera dhe – në minutën e 76-të, futbollisti i Flamurtarit, Sokol Kushta ia mëshoi  topit nga rreth tridhjetë metra diagonalish, dhe Partizani e përundoi piknikun e tij në Evropë që në  “sezonin e larjese”. Atëbotë ky ishte një senzacion.

Kur Partizani u eliminua nga Flamurtari, kishte një skuadër të fuqishme: Omeroviq, Klinçarski, Gjorgjeviq, Vermezoviq, Radanoviq, Katanec, Smajiq Stevanoviq (Shqepoviq 81′), Vokrri, Milko Gjurovski (Bajoviq 35′), Vuçiqeviq (skuadra që luajti ndeshjen e revanshit).

Shumica prej tyre luanin për Përfaqësuesen A të Jugosllavisë, ose të paktën për seleksionin e të rinjve e të rinjve./marrë nga danas.rs/

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e KDP