Një 16-vjeçar është lënduar në plazhin e Llamanit e është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës. Adoleshenti është nxjerrë nga deti pa ndjenja.
Ai ka qenë bashkë me shokun e tij duke bërë xhiro me motor uji e dyshohet se janë përplasur me njëri-tjetrin e pak çaste më pas është nxjerrë në breg i gjakosur e pa ndjenja.
16-vjeçari me iniciale K.Xh. është dërguar me shpejtësi në Tiranë në spitalin e Traumës ku është në gjendje të rëndë për jetën.
Lidhur me ngjarjen është ndaluar pronari i motorëve të ujit duke qenë se dy shokët janë adoleshentë e ligji ua ndalon që të marrin motorë uji.