Vendosni fjalën kyçe....

Policia godet grupin kriminal që trafikonte kokainë përmes detit, në operacion marrin pjesë DEA, Guardia di Finanza e SPAK


Një grup kriminal që trafikonte kokainë e heroinë përmes detit është goditur pas një operacioni policor, shkruan TCH.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, operacioni është kryer në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Frontex, DEA dhe SPAK për goditjen e parandalimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Grupi në fjalë merrte kanabis dhe e shkëmbente në det me trafikantë ndërkombëtarë me lëndë narkotike të forta si heroinë dhe kokainë.

Nga operacioni policor janë ndaluar disa persona.