Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dyshohet për një të plagosur


Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen numër 1 në Sarandë. Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për pasojë ka rrethuar, një automjet tip BMW.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu mësohet edhe prindërit janë paraqitur në spitalin e Sarandës dhe kërkojnë informacione lidhur me djalin e tyre, që dyshohet se është plagosur.

Aktualisht sipas burimeve nga spitali raportohet se nuk është paraqitur asnjë i plagosur. Sakaq ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përdorimin armëve.