Një ish-zrtar policie është mes të arrestuarve në operacionin antidrogë në Patok, Lezhë. Arlind Ismailukaj është prangosur bashkë me 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve ukrainas.
Gomonet me drogë janë nisur ditën e djeshme nga laguna e Patokut në detin Adriatik në orën 19:00 e do e shkëmbenin atë në det të hapur me një velierë me flamur ukrainas që ishte nisur nga Mali i Zi.
Gjatë operacionit janë bllokuar katër gomone, sasi droge dhe një shumë parash. Veliera me flamur ukrainas është gjetur e djegur me pas, dyshohet me qëllim fshehjen e provave.