Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku duket se i është bashkuar mekanizmit promotor të turizmit dhe bukurive të natyrës shqiptare.
Në rrjetet sociale, Balluku ka shpërndarë disa çaste përgjatë vizitës në familjen Markeci në Maqellarë, e cila, thotë ministrja, ka hapur dyert për vizitorët që vizitojnë Dibrën, të cilët janë shumuar në numër.
Balluku përmend krahas mjedisit të natyrës dhe atij të krijuar nga vet banorët, edhe infrastukturën cila e ka afruar ndjeshëm këtë zonë me Tiranën.
Statusi:
Nuri dhe Setkie Markeci në 📍Maqellarë,
kanë hapur dyert e sot po mirëpresin vizitorët, që #Dibrën po e vizitojnë çdo ditë e më shumë. Natyra dhe dora e njeriut kanë krijuar një mjedis shplodhës për turistët, bashkuar kjo edhe me infrastrukturën e cila e ka afruar ndjeshëm këtë zonë me Tiranën. Punimet artizanale, që zonja Setkie thur prej vitesh, janë një tjetër pasuri për të cilën interesi po rritet dita ditës.
Vizitoni Dibrën dhe nuk do të zhgënjeheni !