Një gjeneral rus, Gennady Zhidko, 58-vjeç, është gjetur i pajetë këtë të mërkurë. Lajmi është bërë i ditur nga media ruse Readovka.
Mediat e huaja shkruajnë se ai është njeriu që udhëhoqi ofensivën ruse për pushtimin e Ukrainës si komandant i Grupit Jugor të Forcave ruse. Ai mbajti një sërë postesh të larta ushtarake.
Në tetor të vitit 2022 ai u shkarkua pas dështimit për të marrë qytetin Kharkiv dhe vendin e tij e mori Sergei ‘Armageddon’ Surovikin,.
Vdekja e tij u konfirmua nga guvernatori besnik i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyarev, i cili shprehu ngushëllimet e tij, por nuk kishte asnjë njoftim zyrtar. Raportet nuk deklaruan se ku u gjet i vdekur gjenerali rus.