Policia ka publikuar pamjet e operacionit për arrestimin e autorit të dyshyar të plagosjes së efektivit që u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme.
60-vjeçari Theodhori Mërkuri akuzohet se ka qëlluar me thikë efektivin 25-vjeçar Redin Çaushaj, i cili ndërhyri për të shuar një konflikt që po ndodhte në fshatin Pilur.
Mërkuri është ndaluar mëngjesin e sotëm teksa fshihej në mjediset e ish-repartit ushtaral në fshatin Pilur.
Efektivi i policisë nga ana e tij është dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhet në reanimacion.